Ndërprerje e ujit nesër në veri të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Mbreti Petar”. Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit. “Për shkak…

Lajme

20/06/2025 23:54

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Mbreti Petar”.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit.

“Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën ‘Mbreti Petar’, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën veriore të Mitrovicës, duke filluar nga ora 08:00, deri në sanimin e defektit. Shpresojmë që punimet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ujësjellësi “Mitrovica”.