Ndërprerje e energjisë në disa zona më të premtën, KOSTT tregon arsyen

KOSTT ka njoftuar se më 15 gusht 2026 do të realizohen punime të domosdoshme në linjën 110 kV Gjakovë 2 – Prizren 2. Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 17:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV nr. 164/2 (L124), e cila lidh Nënstacionin Gjakovë 2 me Nënstacionin Prizren 2. Këto punime do…

Lajme

13/08/2026 15:49

KOSTT ka njoftuar se më 15 gusht 2026 do të realizohen punime të domosdoshme në linjën 110 kV Gjakovë 2 – Prizren 2.

Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 17:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV nr. 164/2 (L124), e cila lidh Nënstacionin Gjakovë 2 me Nënstacionin Prizren 2.

Këto punime do të mundësojnë furnizimin dhe instalimin e kabllos OPGW, si dhe vendosjen e brinjëve të izolatorëve në këtë linjë, me qëllim të avancimit të infrastrukturës së rrjetit të transmetimit.

Si pasojë e punimeve, gjatë kësaj periudhe qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni Gjakovë 2 do të mbesin pa energji elektrike. KOSTT ka bërë të ditur se reduktimi i planifikuar i ngarkesës është rreth 3 MW.

Sipas KOSTT-it, realizimi i këtyre punimeve do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit, si dhe në funksionimin e qëndrueshëm të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë.

KOSTT ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.