Ndërprerja e vazhdueshme e rrymës në Pallatin e Drejtësisë, shtyhet për 2 orë seanca për 400 kilogramë kokainë

Në mungesë të energjisë elektrike, seanca gjyqësore për rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili është ndërprerë për të vazhduar sot në ora 13:15,. Seanca e sotme nisi me vonesa për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa pas furnizimit me energji elektrike vazhdoi dhënies e mbrojtjes së tij i akuzuari Izet Shaqiri…

Lajme

23/10/2025 11:49

Në mungesë të energjisë elektrike, seanca gjyqësore për rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili është ndërprerë për të vazhduar sot në ora 13:15,.

Seanca e sotme nisi me vonesa për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa pas furnizimit me energji elektrike vazhdoi dhënies e mbrojtjes së tij i akuzuari Izet Shaqiri i cili është pronar i kompanisë “MC FOOD”.

Pyetje për të akuzuarin Shaqiri parashtroi avokati i tij, Florent Latifaj por më pas me ndaljen e rrymës u ndërpre seanca sërish.