Nderohet jeta e heroit Luan Haradinaj, Ramosaj i uron ditëlindjen nënës Rukë
Në 29-vjetorin e rënies është kujtuar dhe nderuar heroi Luan Haradinaj. Homazhe tek lapidari i tij në Deçan, bën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj si dhe, qytetarë dhe familjarë. Ramush Haradinaj, njëherësh i vëllai i heroit, tha se është detyrë që të nderohen heronjtë dhe dëshmorët e vendit. “Edhe dje,…
Lajme
Në 29-vjetorin e rënies është kujtuar dhe nderuar heroi Luan Haradinaj. Homazhe tek lapidari i tij në Deçan, bën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj si dhe, qytetarë dhe familjarë.
Ramush Haradinaj, njëherësh i vëllai i heroit, tha se është detyrë që të nderohen heronjtë dhe dëshmorët e vendit.
“Edhe dje, edhe sot po vazhdojmë nderimet për të gjithë dëshmorët e kombit. Është traditë tashmë që të nderohen aty ku pushojnë, pra në varreza por edhe në vendbeteja. Sot veçanërisht e kujtojmë Luan Haradinajn, në betejën e Qafë Mullarit, më 6 maj 1997, ku ra dëshmori Luani, është plagosur Rafeti e Fehmiu. Është detyrë e jona me i nderu edhe dëshmorët e shumtë, siç ishte Ismail Haradinaj, themelues i idesë së ndarjes së Kosovës nga Jugosllavia. Ishte vërtet një nder i madh, një prezencë aq e madhe te memoriali në Gllogjan ku pushojnë dëshmorët e heronjtë, ku kishin ardhur nga të gjitha trojet e atdheut”, tha Haradinaj.
E, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, uroi nënën e Ramudh e Luan Haradinaj, Rukën për ditëlindjen e saj, duke thënë se ka arsye për ta festuar pasi ditë më parë martoi Luanin e ri.
“Së pari ju falënderoj sot në praninë tuaj këtu të mundemi me bë nji nderim, për shkak se na ka thënë shpeshherë ‘mos harroni t’i nderoni dëshmorët’, sepse sot është ditëlindja e Luanit. Dhe këtë çdo kush që është prind e kupton, andaj para se me iu ftu për me bë një nderim, po du me ia uruar asaj nane ditëlindjen për një arsye krejt të veçantë, sepse e ka martu Luanin e ri para dy ditëve, e ka arsye për me ia uruar ditëlindjen për shkak se familja po shtohet e po rritet”, tha Ramosaj./kp