Ndërmarrja “Trepça” largoi nga puna edhe një punëtor, mungoi në punë për 42 ditë
Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna edhe një punëtor tjetër. Sipas njoftimit të Trepçës, A.V ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan lajmi.net. “I njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe…
Lajme
Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna edhe një punëtor tjetër.
Sipas njoftimit të Trepçës, A.V ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan lajmi.net.
“I njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë që nga data 19.12.2024 ku në total i bie 42 ditë kalendarike. Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:631 të dt. 29.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.V”, thuhet në njoftimin e Trepçës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: