Nderimi i UP-së për Osmanin dhe Kurtin, Krasniqi: U vlerësuan politikanët që e sanksionuan Kosovën dhe nuk sollën asnjë njohje
Analisti Albert Krasniqi e ka kritikuar Universitetin e Prishtinës Universiteti për servilosje ndaj pushtetit. Duke e komentuar çmimin e sotëm të UP-së për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, ai ka treguar arsyetimin e këtij çmimi. Sipas tij, UP-ja ia vlerësuar dy politikanë që e kanë vendosur Kosovën nën sanksione të BE-së dhe ShBA-së. “Universiteti i…

Lajme
Analisti Albert Krasniqi e ka kritikuar Universitetin e Prishtinës Universiteti për servilosje ndaj pushtetit.
Duke e komentuar çmimin e sotëm të UP-së për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, ai ka treguar arsyetimin e këtij çmimi.
Sipas tij, UP-ja ia vlerësuar dy politikanë që e kanë vendosur Kosovën nën sanksione të BE-së dhe ShBA-së.
“Universiteti i Prishtinës, në përpjekje për t’u servilosur Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, i ka shpallur “Alumni Nderi”. Në arsyetim thuhet se kjo dyshe qenka “burim frymëzimi ndër gjenerata”, për shkak të “përfaqësimit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit”. Por paramendoni: një vlerësim për këtë “binom” politikanësh që e kanë sjellë Kosovën nën masa ndëshkuese të BE-së, kanë bërë që SHBA të pezullojë fillimin e dialogut strategjik, nuk kanë siguruar asnjë njohje të re ndërkombëtare dhe humbën anëtarësimin në Këshillin e Evropës, një proces që ishte praktikisht i përfunduar. I vetmi “sukses” i tyre i prekshëm mbetet turizmi politik me paratë e shtetit, nëpër udhëtime luksoze që s’kanë sjellë asnjë dobi për qytetarët”, ka shkruar Krasniqi.