Nderimi i Osmanit dhe Kurtit nga UP-ja, Kasolli: Po vuloset çnderimi publik i Universitetit te Prishtinës

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka komentuar iniciativën e çuditshme të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për të nderuar sot Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Ai ka vlerësuar se kjo ceremoni është spektakël dhe përpjekje e ulët për ta maskuar realitetin e mjerë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më këtë…

Lajme

07/10/2025 10:24

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka komentuar iniciativën e çuditshme të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për të nderuar sot Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Ai ka vlerësuar se kjo ceremoni është spektakël dhe përpjekje e ulët për ta maskuar realitetin e mjerë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më këtë ceremoni do të vuloset çnderimi publik i universitetit publik më të madh në vend.

“Neser po vuloset çnderimi publik i Univeristetit te Prishtines nen emrin glorifikimit te pushtetit, duke e nderuar presidenten Vjosa Osmani, si dhe liderin Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti me motivacionin per “ndërtimin dhe përfaqësimin e shtetit” dhe frymëzimit qe ata kane ngjallur nëpërmjet shembullit te tyre nder gjenerata. Ky spektakël nuk eshte asgje tjeter pos nje perpjekje e ulet per ta maskuar realitetin e mjere te përfaqësimit te shtetit i cili ndodhet ne piken me te ulet te mundshme”, ka shkruar Kasolli.