Nderime për heroin Afrim Bunjaku- moment prekës kur djali i tij përlotet gjatë homazheve
Sot bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë. Në dyvjetorin e vdekjes së tij është nderuar rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht gjatë këtij sulmi. Familjarë, zyrtarë të lartë shtetërorë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë vendosen kurora lulesh tek varri i rreshterit. Në ceremoninë e homazheve, një moment ishte…

Lajme
Sot bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë.
Në dyvjetorin e vdekjes së tij është nderuar rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht gjatë këtij sulmi.
Familjarë, zyrtarë të lartë shtetërorë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë vendosen kurora lulesh tek varri i rreshterit.
Në ceremoninë e homazheve, një moment ishte tejet prekës për të gjithë të pranishmit, ku djali i vogël i heroit Afrim Bunjaku nuk i mbajti lotët pas vendosjes së luleve pranë varrit të babait të tij.
Ai shihet derisa ngushëllohet nga familjarët e të pranishmit dhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Figura e Afrim Bunjakut mbetet simbol i sakrificës dhe guximit në mbrojtje të rendit kushtetues, jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/