Ndërhyrje e “frikshme” mes lojtarëve të Ishujve Faroe, e godet me këmbë në kokë bashkëlojtarin
Ndeshja kualifikuese Shqipëri – Ishujt Faroe, u ndërpre për disa minuta për shkak të një lëndimi të njërit prej futbollistëve të Ishujve Faroe. Mesfushori mysafir, Vatnhamar mbeti i lënduar në minutën e 30-të nga një prej bashkëlojtarve të tij, shkruan lajmi.net. Në tentim për ta larguar topin, kapiteni mysafir goditi me shqelm në kokë shokun…

Sport
Ndeshja kualifikuese Shqipëri – Ishujt Faroe, u ndërpre për disa minuta për shkak të një lëndimi të njërit prej futbollistëve të Ishujve Faroe.
Mesfushori mysafir, Vatnhamar mbeti i lënduar në minutën e 30-të nga një prej bashkëlojtarve të tij, shkruan lajmi.net.
Në tentim për ta larguar topin, kapiteni mysafir goditi me shqelm në kokë shokun e tij të skuadrës, duke e lënduar.
Vatnhamarit iu nevojit ndërhyrja e stafit mjekësor për disa minuta, ndërsa ishte edhe i gjakosur në një pjesë të fytyrës.
Kjo përballje është festive për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Evropian ndeshjen e kaluar, kundër Moldavisë me barazimin 1:1.
Stadiumi “Air Albania” është i stërmbushur me tifozë të cilët janë në përkrahje të Kombëtares kuqezi.
Shqipërisë i nevojitet vetëm një pikë për të mbyllur kampanjën kualifikuese në vendin e parë në Grupin E./Lajmi.net/