Ndërgjegjësimi mbi sigurinë nga zjarri – KFOR zhvillon trajnime në Bondsteel
Me rastin e Javës së Parandalimit të Zjarreve, Departamenti i Zjarrfikësve në Kampin Bondsteel në mbështetje të misionit të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar aktivitete të shumta. Zjarrfikësit organizuan një sërë trajnimesh për të ngritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë nga zjarri. Aktivitetet përfshinë demonstrime praktike mbi përdorimin e duhur të…
Lajme
Me rastin e Javës së Parandalimit të Zjarreve, Departamenti i Zjarrfikësve në Kampin Bondsteel në mbështetje të misionit të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar aktivitete të shumta.
Zjarrfikësit organizuan një sërë trajnimesh për të ngritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë nga zjarri. Aktivitetet përfshinë demonstrime praktike mbi përdorimin e duhur të fikseve të zjarrit, këshilla për masa parandaluese dhe sesione interaktive për personelin, me qëllim që të rritet njohuria dhe aftësia për t’u përballur me situata emergjente.
KFOR thekson se këto iniciativa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbrojtur dhe edukuar pjesëtarët e shërbimit dhe personelin civil në bazë, duke kontribuar kështu në sigurinë dhe gatishmërinë e përgjithshme të misionit.
Në njoftim rikujtohet se KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.