Ndër 10 deputetet më të votuara, edhe një me shami
Lidhja Demokratike e Kosovës prin me vota që femrat deputete të ardhshnme kanë marrë në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.

Lajme
Femra më e votuar e këtyre zgjedhjeve, e cila ka arritur të kalojë të gjitha femrat e partive tjera dhe të dallojë dukshëm, është Vjosa Osmani, deputete në listën e LDK-së.
Më një dallim jo edhe aq të madh pas Osmanit, renditet vajza e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, ndërsa e treta renditet Puhie Demaku, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të zë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Për Vjosa Osmanin, Puhije Demakun dhe Teuta Rugovën, kjo është edhe hera e parë që kanë kandiduar për deputete.
Ja emrat e deputeteve të ardhshme të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 8 qershorit.
Vjosa Osmani me 39,925 – Lidhja Demokratike e Kosovës
Teuta Rugova me 37,157 – Lidhja Demokratike e Kosovës
Puhije Demaku me 15,270 – Lëvizja Vetëvendosje
Labinotë Demi-Murtezi me 14,232 – Partia Demokratike e Kosovës
Sala Berisha-Shala me 14,180 – Partia Demokratike e Kosovës
Hykmete Bajrami me 10,207 – Lidhjes Demokratike të Kosovës
Aida Dërguti me 9,808 – Lëvizja Vetëvendosje
Njomza Emini me 9,683 – Partia Demokratike e Kosovës
Lirije Kajtazi me 9,300 – Lidhja Demokratike e Kosovës
Albulena Haxhiu 7,907 – Lëvizja Vetëvendosje