Ndalohet vetura në Viti- po kontrabandonte 108 kuti të këpucëve e 100 lloje të veshjeve sportive pa dokumentacion

Një rast i kontrabandimit me mallra është raportuar në Viti. Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një automjet transportues me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur një sasi e konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108…

Lajme

10/04/2025 10:20

Një rast i kontrabandimit me mallra është raportuar në Viti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një automjet transportues me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur një sasi e konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti të këpucëve të llojeve të ndryshme, si dhe rreth 100 komplete veshjes sportive.

Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/