Ndalohet serbi në Leposaviq, po shpërndante afishe me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes

Policia e Kosovës ka ndaluar dje një person, mashkull shtetas serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe me përmbajtje të veprës penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”. Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Lajme

01/09/2025 09:45

Policia e Kosovës ka ndaluar dje një person, mashkull shtetas serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe me përmbajtje të veprës penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/