Ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të parkut të Gërmisë për 1 maj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim që të anulohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”. Nga ky vendim janë përjashtuar vetëm autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së…

Lajme

30/04/2025 15:32

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim që të anulohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”.

Nga ky vendim janë përjashtuar vetëm autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.

Ndërkaq udhëtarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi”, konkretisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4. /Lajmi.net/