Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Kllokot – Viti

Reshjet e shiut që kanë rënë kanë vështirësuar qarkullimin e veturave në shumë rrugë. Ndërsa, rruga Kllokot – Viti është ndërprerë për qarkullim për vetura të vogla, sipas një njoftimi që ka bërë, Arber Emini , ish-kandidat për kryetar të Kllokotit. “Rruga Kllokot- Viti është e kalueshme vetëm për mjete motorike te nalta dhe jo…

Lajme

19/11/2025 09:36

Reshjet e shiut që kanë rënë kanë vështirësuar qarkullimin e veturave në shumë rrugë.

Ndërsa, rruga Kllokot – Viti është ndërprerë për qarkullim për vetura të vogla, sipas një njoftimi që ka bërë, Arber Emini , ish-kandidat për kryetar të Kllokotit.

“Rruga Kllokot- Viti është e kalueshme vetëm për mjete motorike te nalta dhe jo për vetura të vogla. Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në rrugën Kllokot-Viti dhe anasjelltas”, ka shkruar ai.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për këtë.