Ndalohet operimi i njësisë A4 të Termocentralit Kosova A, KEK-u mbetet vetëm me një njësi në funksion
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar nga operimi, për shkak të rrjedhjeve të ujit në kaldajë në zonën e tejnxehësit. Ata kanë thënë se stafi i Termocentralit Kosova, ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ka qenë i domosdoshëm dhe në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë,…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar nga operimi, për shkak të rrjedhjeve të ujit në kaldajë në zonën e tejnxehësit.
Ata kanë thënë se stafi i Termocentralit Kosova, ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ka qenë i domosdoshëm dhe në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje.
‘Ndërkohë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), në situata të tilla është siguruar një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit të munguar përmes shkëmbimit të energjisë me KESH, deri në rikthimin e njësisë në operim, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Ata kanë thënë se menjëherë pas ftohjes së njësisë do të bëhet identifikimi i saktë i burimit të rrjedhjeve, pas së cilës do të fillojë menjëherë procesi i sanimit.
“Qëllimi mbetet rikthimi i njësisë në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: