Ndalohet një zyrtar policor dhe një doganier, Prokuroria në Ferizaj jep detaje

Janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit një zyrtar policor dhe një doganier. Masa të njëjtëve iu është shqiptuar mbi dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e Ryshfetit”. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar opinionin publik se ndaj të dyshuarve të lartcekur  do të vazhdojë me…

Lajme

05/11/2024 12:28

Janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit një zyrtar policor dhe një doganier.

Masa të njëjtëve iu është shqiptuar mbi dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e Ryshfetit”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar opinionin publik se ndaj të dyshuarve të lartcekur  do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ndalohet një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor për veprën penale “Marrja e ryshfetit’

Ferizaj, 05 Nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, dy (2) persona të dyshuar, një (1) zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, në pikën kufitare Hani i Elezit, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartëcekur  do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore./Lajmi.net