Ndalohet një automjet në Kamenicë, i dyshuari tentoi të futet ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Njësiti kufitar patrullues njoftohet të ketë ndaluar dje një automjet me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, e që kishte hyrë në Kosovë duke iu shmangur vendkalimit kufitar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti në procedurë të rregullt. “Kamenicë/12.06.2025-22:00. Njësiti kufitar patrolluese kishte ndal automjetin me targa te Serbisë…

Lajme

13/06/2025 10:10

Njësiti kufitar patrullues njoftohet të ketë ndaluar dje një automjet me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, e që kishte hyrë në Kosovë duke iu shmangur vendkalimit kufitar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti në procedurë të rregullt.

Kamenicë/12.06.2025-22:00. Njësiti kufitar patrolluese kishte ndal automjetin me targa te Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte hyrë në Republikën e Kosovës duke iu shmangur vendkalimit kufitar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti në procedurë të rregullt”./Lajmi.net/