Ndalohet lëvizja e qytetarëve rreth Kuvendit

Policia e Kosovës ka ndaluar lëvizjes e qytetarëve në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Lajme

01/09/2016 09:30

Ekipi në terren i KosovaPress-it ka bërë të ditur se kanë filluar të shtohen edhe pjesëtarët e Policisë në atë pjesë, ku Njësitë Speciale të Policisë kanë dalë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë.

Nga ora 11:00 është paralajmëruar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në 11:30 do të fillojë seanca, në të cilën deputetët pritet të votojnë për demarkacionin me Malin e Zi.