Ndalohet importi i gjedheve nga zona e “Auvergne-Rhone Alpes – Francë” pas konfirmimit të sëmundjes LSD

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se duke iu referuar raportit të ADIS dhe WOAH për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës LSD, nxjerrë masën e ndalesës së përkohshme të importit të kafshëve të gjalla të llojit të ‘’Gjedhit’’ dhe nënprodukteve (lëkurave) nga zona e ‘’Auvergne-Rhone Alpes Francë’. AUV njofton…

Lajme

01/07/2025 12:24

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se duke iu referuar raportit të ADIS dhe WOAH për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës LSD, nxjerrë masën e ndalesës së përkohshme të importit të kafshëve të gjalla të llojit të ‘’Gjedhit’’ dhe nënprodukteve (lëkurave) nga zona e ‘’Auvergne-Rhone Alpes Francë’.

AUV njofton se obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha veprimet për zbatim të urdhrit të ndalesës me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve në Kosovë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është në monitorim të vazhdueshëm të situatës mbi lajmërimet e sëmundjeve të kafshëve. Në kohë realë është duke ndërmarrë masa me qellim parandalimi të përhapjes ne vendin tonë.

Në linjë me vendet tjera Kosova është duke vepruar për parandalim të përhapjes se sëmundjes gungore të lëkurës. Vendimet dhe masat e vendosura janë ne përputhje me obligimet qe dalin nga aktet ligjore ne fuqi dhe praktikat ndërkombëtare të kufizimeve tregtare. Mbi çdo ndryshim të rrjedhës se përhapjes se sëmundjes, veprimet do të jenë në përputhje me protokollet e masave veterinare për parandalim të përhapjes se sëmundjes”, thuhet në njoftim.