Ndalohet i dyshuari në Gjakovë, i gjenden armë e fishekë

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të armëmbajtjes pa leje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në Gjakovë. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar 19 gëzhoja. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit…

Lajme

12/05/2026 09:17

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të armëmbajtjes pa leje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në Gjakovë.

Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar 19 gëzhoja.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, tre karikatorë dhe 91 fishekë të kalibrit 9x19mm

Pas intevistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/