Ndalimi i luftës ndërmjet Kosovës e Serbisë, Sveçla s’komenton deklaratat e Osmanit

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk mundet t’i komentojë deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, sa i përket ndalimit të një lufte të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu u deklarua ministri në detyrë pak para nisjes së seancës së 46-të konstituive. Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ishte ai që pati…

Lajme

13/07/2025 10:58

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk mundet t’i komentojë deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, sa i përket ndalimit të një lufte të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu u deklarua ministri në detyrë pak para nisjes së seancës së 46-të konstituive.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ishte ai që pati deklaruar që ka ndalur një konflikt të mundshëm në mes Kosovës dhe Serbisë, deklaratë të cilën e ka konfirmuar edhe Osmani.