Ndalimi i ish-policit kosovar në Serbi, Krasniqi: Qeveria dhe institucionet nuk po e thonë asnjë fjalë, ndërkombëtarët të ushtrojnë presion që ai të lirohet
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur sot para mediave në lidhje me ndalimin e ish-policit të Kosovës, Arbor Spahiut nga autoritetet serbe. Ai ka shprehur keqardhje dhe indinjatën për ndalimin e tij ndërsa ka kritikuar institucionet kosovare për mosreagim. “Shpreh pakënaqësinë me mosreagimin institucional, me mosreagimin e qeverisë së Kosovës e cila ende asnjë…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur sot para mediave në lidhje me ndalimin e ish-policit të Kosovës, Arbor Spahiut nga autoritetet serbe.
Ai ka shprehur keqardhje dhe indinjatën për ndalimin e tij ndërsa ka kritikuar institucionet kosovare për mosreagim.
“Shpreh pakënaqësinë me mosreagimin institucional, me mosreagimin e qeverisë së Kosovës e cila ende asnjë fjalë nuk e ka thënë për ndalimin e jo vetëm një qytetari që do duhej por të një shërbyesi të Kosovës një anëtari të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës. Ata kur iu duhen me plot gojën i ngritin në qiell me lavdata meritore ndërsa tani nuk e thonë asnjë fjalë së paku për t’i ngushëlluar familjarët e tyre. Kjo është më e pakta sepse Qeveria dhe institucionet do të duhej që të merreshin me lirimin sa më të shpejtë të Arbnor Spahiu”, ka thënë Krasniqi.
Ai i ka bërë thirrje edhe Bashkësisë Ndërkombëtare që të ushtrojnë presion që Arbnor Spahiu të lirohet pasi siç thotë Krasniqi ai po mbahet në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë. /Lajmi.net/