Ndalet vetura me afro 2 milionë euro në kufi

Me 1.9 milionë euro para të gatshme, një veturë është ndalur nga dogana franceze në kufi me Spanjën.

Bota

03/10/2015 16:06

Shuma ishte zbuluar gjatë një kontrolli në Le Perthus, në jug të Perpignan, bëjnë të ditur autoritetet doganore.

Automjeti është drejtuar nga një afarist 31-vjeçar nga Hungaria. Kundër tij kanë filluar procedurat penale nën dyshimin për pastrim të organizuar të parave.

Në vendet e BE-së gjatë kalimit të kufijve lejohen vetëm më shumë se 10 mijë euro para të gatshme.