Ndalet Barcelona
Barcelona u ndal në udhëtim te Levante në barazim 1:1 në kuadër të xhiros së 20’të në La Ligë. Gjiganti katalan nuk arriti të shënojë fitore, pavarësisht prezencës së sulmuesit kryesor Lionel Messi, të rikthyer së fundmi nga lëndimi. Loukas Vyntra e kaloi Levanten në epërsi pas vetëm dhjetë minutash lojë por Barcelona u kundërpërgjigj…

Sport
Barcelona u ndal në udhëtim te Levante në barazim 1:1 në kuadër të xhiros së 20’të në La Ligë.
Gjiganti katalan nuk arriti të shënojë fitore, pavarësisht prezencës së sulmuesit kryesor Lionel Messi, të rikthyer së fundmi nga lëndimi.
Loukas Vyntra e kaloi Levanten në epërsi pas vetëm dhjetë minutash lojë por Barcelona u kundërpërgjigj shpejt duke e barazuar rezultatin nëpërmjet qendërmbrojtësit Gerard Pique, vetëm nëntë minuta më vonë.
Me shifrat e barabarta u mbyll pjesa e parë. Kurse, ajo e dyta nuk solli asnjë gol tjetër derisa Barcelona lëshoi pikë të rëndësishme që mund t’i kushtojnë me humbjen e pozitës së parë në tabelë nëse Atletico Madrid arrin të mposht Sevillan.
Por, një tjetër fakt brengosës për kampionin në fuqi është se Real Madrid tani ka vetëm një pikë më pak.