Ndahet nga jeta vajza e akademikut Rexhep Qosja

Mëngjesin e së martës ka vdekur Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali i së ndjerës, Valjet Rexhepi. Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjeres do të bëhet sot, më 29 korrik 2025, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00. Ndërkaq e pamja do të…

Lajme

29/07/2025 10:05

Mëngjesin e së martës ka vdekur Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i së ndjerës, Valjet Rexhepi.

Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjeres do të bëhet sot, më 29 korrik 2025, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00.

Ndërkaq e pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot, më 29 korrik 2025, ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi.Varrimi i saj do të bëhet po sot, në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës. E pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë: të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00, duke filluar nga dita e nesërme, e mërkurë. E pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë: të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00, duke filluar nga dita e nesërme, e mërkurë”, ka shkruar ai.