Ndahet nga jeta stomatologia Arijeta Bejtullahu
Ka vdekur stomatologia Arijeta Bejtullahu nga Prizreni, pas një sëmundje të shkurtër. Oda e Stomatologëve të Kosovës ka bërë të ditur se e ndjera ka humbur jetën të premten. “Dr. Arijeta do të kujtohet gjithmonë për kontributin e saj të çmuar në fushën e stomatologjisë dhe përkushtimin e saj ndaj pacientëve dhe kolegëve.Ngushëllimet tona më…

Lajme
Ka vdekur stomatologia Arijeta Bejtullahu nga Prizreni, pas një sëmundje të shkurtër.
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka bërë të ditur se e ndjera ka humbur jetën të premten.
“Dr. Arijeta do të kujtohet gjithmonë për kontributin e saj të çmuar në fushën e stomatologjisë dhe përkushtimin e saj ndaj pacientëve dhe kolegëve.Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj në këto momente të vështira” thuhet në telegramin e tyre të ngushëllimit.
Njoftim
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë se me datën 14 mars 2025, pas një sëmundje të shkurtër, është ndarë nga jeta kolegia jonë Dr. Arijeta Bejtullahu nga Prizreni.
Dr. Arijeta do të kujtohet gjithmonë për kontributin e saj të çmuar në fushën e stomatologjisë dhe përkushtimin e saj ndaj pacientëve dhe kolegëve.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj në këto momente të vështira.
U prehtë në paqe!
Me respekt dhe dhimbje,
Oda e Stomatologëve të Kosovës.