Ndahet nga jeta mjekja kosovare – Specialistja e Dermatologjisë, Halide Haziri
Doktoresha kosovare dhe specialistja e Dermatologjisë, Halide Haziri, ka vdekur në orët e para të së shtunës. Lajmin për këtë e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. Në këtë njoftim të Spitalit të Gjilanit, shkruhet se doktoresha Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin…

Lajme
Doktoresha kosovare dhe specialistja e Dermatologjisë, Halide Haziri, ka vdekur në orët e para të së shtunës. Lajmin për këtë e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.
Në këtë njoftim të Spitalit të Gjilanit, shkruhet se doktoresha Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e spitalit në përgjithësi.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Mortor
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëme, Dr.Halide Haziri specialiste e Dermatologjisë.
Dr Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.
Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri dhe Podvorica, miqëve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr.Halide Hazirin.
U prehtë në paqe shpirti i saj!