Ndahet nga jeta mësimdhënësja nga Malisheva
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët në Malishevë ka njoftuar se mësimdhënësja e lëndës së Artit Figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku, ka ndërruar jetë në moshë të re. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe nxënësit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e saj ndaj edukimit.…

Lajme
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët në Malishevë ka njoftuar se mësimdhënësja e lëndës së Artit Figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku, ka ndërruar jetë në moshë të re.
Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe nxënësit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e saj ndaj edukimit.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, shkolla shprehu ngushëllimet për këtë humbje të rëndë. Si shenjë respekti dhe zie, shkolla ka pezulluar mësimin sot, më 1 prill 2025 (e martë).
“Po ashtu, shkolla organizon një mbledhje komemorative në orën 13:30, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës ‘Tahir Sinani’. Në këtë mbledhje, do të kujtojmë me nderim dhe respekt jetën dhe kontributin e saj të çmuar në arsim. Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 1 prill 2025, e martë, në orën 15:00, në varrezat e Malishevës“, thuhet në njoftim.
Në këto momente të vështira, shkolla dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.