Ndahet nga jeta aktori i njohur Guljelm Radoja, ishte i infektuar me COVID-19

Është shuar aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja.

ShowBiz

05/05/2021 09:59

Aktori i famshëm shqiptar, Guljelm Radoja ka vdekur në moshën 75-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Radoja ishte i infektuar me COVID-19 tash e një muaj, ndërsa vdiq në spitalin e Tiranës, ku po mbahej i intubuar.

Ai fillimisht ishte i shtrirë në spitalin e Durrësit, por më pas u dërgua në “Shefqet Ndroqi”, për shkak të gjendjes së rënduar.

Aktori humbi betejën me COVID-19 mëngjesin e sotëm.

Guljelmi u lind më 1945 në Shkodër dhe njihet për një numër të madh rolesh në filmat më të njohur shqiptar. /Lajmi.net/