Ndahen Ronaldo e Irina Shayk, shkak nëna e Ronaldos!

Tashmë ndarja e ciftit më të njohur në botë është zyrtare. Thashethemet për ndarjen e futbollistit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe modeles ruse, Irina Shayk, janë konfirmuar nga zëdhënësi i modeles

ShowBiz

17/01/2015 13:08

Zëdhënësi i modeles e ka zbuluar këtë për gazetën “New York Post”. “Ne mund të konfirmojmë se Irina Shayk ka ndërprerë lidhjen me Cristiano Ronaldon”, ka thënë ai.

Ndërkaq, arsyeja e ndarjes së çiftit të shumëpërfolur ishte familja e lojtarit të Real Madrid. Pikërisht nëna e tij ishte kundër kësaj lidhjeje, duke e detyruar Ronaldon të ndahet nga Shayk. Lajmi.net