NBA: Lakers e Warriors triumfojnë, James vazhdon shkëlqimin

NBA ka vazhduar me ballafaqime interesante në mesjavë.

Sport

22/01/2022 08:38

Los Angelos Lakers kanë triumfuar ndaj Orlando Magic me rezultat 116-105.

Koshashënuesi më i mirë i këtij dueli ishte i zakonshmi Lebron James i cili udhëhoqi skuadrën drejt fitores me 29 pikë të realizuara, duke shtuar 7 kërcime e 5 asistime.

Lojtarët e tjerë të dalluar ishin Carmelo Anthony me 23 pikë, e Russell Westbrook me 18 pikë, gjersa tek Orlando më i dalluari ishte Jalen Suggs.

Lakers tani ndodhen në një bilanc të barabartë prej 23 fitoreve 23 humbjeve në 46 ndeshje.

Në anën tjetër, edhe Golden State Warriors kanë triumfuar ndaj skuadrës së Houson Rockets me rezultat 105-103.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Stephen Curry i cili realizoi 22 pikë e 12 asistime, gjersa paraqitje të mirë zhvilloi edhe Jordan Poole me 20 pikë. Tek Rockets më i dalluari ishte Christian Wood me 19 pikë.

Warriors kanë një bilanc prej 33 fitoreve e 13 humbjeve në 46 ndeshje, duke u gjendur me rekordin e dytë më të mirë në Konferencën Perëndimore, pas Suns. /Lajmi.net/