Navas i frustuar me rolin te Reali

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ka shprehur zemërimin e tij që nuk ka shumë mundësi që të luajë në skuadrën e parë të Los Blancos.

Sport

18/05/2015 11:56

Keylor Navas ka shprehur zemërimin e tij, për shkak të pamundësisë për të luajtur shumë në formacionin bazë të skuadrës.

“Nëse unë nuk luaj, atëherë nuk mund të tregoj vlerën time”, tha Navas për reporterët.

“Vetëm sepse unë nuk ankohem në media nuk do të thotë se nuk po vuaj. Unë dua të luaj më shumë. Kurrë nuk e kam menduar që të jem prapa”, tha Navas.