Natyrisht, edhe Presidentët gënjejnë
Historianët thonë se presidentët më të mirë kanë qenë edhe gënjeshtarët më të mëdhenj - dhe mashtrimi ishte pjesë e madhështisë së tyre. Presidenti Carter ishte i vetmi që asnjëherë nuk gënjeu, por ai sot nuk mbahet mend si një president i mirë. Analizë e CNN.

Bota
“Nuk mund të ju gënjej”.
Ky është vargu kryesor i një rrëfimi klasik amerikane. Kur Presidenti i parë i SHBA’ve u pyet nga një djalë, nëse ai ja kishte prerë drurin e qershisë së babait të tij, ai nuk tha “nuk mund ta konfirmoj as ta mohoj këtë gjë” ose “varet se çka nënkupton t’i me fjalën ‘është’”.
George Washington thoshte të vërtetën edhe nëse e fuste veten në telashe. Morali i kësaj historie- Washington ishte një lider i mirë sepse ai nuk gënjente, dhe të gjithë presidentët duhet të jenë të sinqertë siç ishte edhe “babai i kombit”.
Por, qëlloja se çka ndodh? Ajo historia e dhënë për qershinë dhe Washingtonin është një gënjeshtër. Asnjëherë nuk ka ndodhur. Dhe nocione se një president i mirë nuk gënjen popullin amerikan- është një iluzion gjithashtu. Historianët tonë se presidentët më të mirë kanë qenë edhe gënjeshtarët më të mëdhenj- dhe mashtrimi ishte pjesë e madhështisë së tyre.
“Çdo president jo vetëm që ka gënjyer në disa raste, por ka nevojë që të gënjejë që të jetë sa më efektiv”, thotë Ed Uravic, një ish-lobist i Washington’it, shef i stafit të Kongresit dhe autor i librit “Gënjeshta, Mashtrimi, Llumi”.
Gënjeshtra presidenciale është një temë e nxehtë njësoj sikur ishin premtimet e bëra nga Presidenti Obama. Përderisa promovonte Obamacare, Obama u tha amerikanëve se ata mund të mbajnë sigurimet e tyre shëndetësore, nëse duan ta bëjnë këtë gjë. Kjo doli që të ishte e vërtetë për disa, dhe Obama u akuzua se kishte gënjyer.
Disa ekspertë të politikës paralajmërojnë se “gënjeshtra” e Obama’s, në fakt do t’ia prish mandatin e tij të dytë. Ata thonë se amerikanët nuk do të falin një President që dhunon besimin e tyre. Tingëllon si një histori e mirë por në fakt është e keqe. Një lider i mirë duhet të jetë “ një pretendues i mirë dhe një hipokrit”, ka thënë Machiavelli në librin e tij “Princi”. Dhe kështu duhet të jetë një president, thonë disa historianë.
Ju mund të thoni se gënjeshtra është një lubrifikant që mundëson që Zyra Ovale të funksionojë. Disa nga presidentët amerikanë kanë thënë gjërat më “të pabesueshme”, thonë historianët.
Përderisa përgatiste vendin për Luftën e Dytë Botërore, Franklin Roosevelt u tha amerikanëve në vitin 1940 se “djemtë e juaj nuk do të dërgohen në asnjë luftë jashtë vendit”.
Presidenti John F. Kennedy deklaroi në vitin 1961 se “se e kam thënë edhe më herët dhe prapë po e përsëris, se ushtria amerikane nuk ka në plan për asnjë lloj intervenimi në Kubë”. Dhe në ndërkohë, ai vetëm kishte filluar që të planifikonte invazionin në Kubë.
Ronald Reagan u tha amerikanëve në 1986, “Ne nuk kemi, e përsëris, ne nuk kemi tregtuar armë apo çfarëdo gjë tjetër (me Iranin) për pengjet, dhe nuk kemi ndërmend të bëjmë një gjë të tillë”- ndërsa katër muaj më pas ai pranoi se SHBA’ta kishin bërë pikërisht atë gjë që ai më parë e kishte mohuar.
Lincoln kishte gënjyer se nuk ishte duke negociuar me Jugun për t’i dhënë fund luftës. Këtij mashtrimi i ishte dhënë një trajtim i veçantë në filmin e Steven Spielberg, filmin e quajtur “Lincoln”. Ai gjithashtu kishte gënjyer për qëndrimin e tij mbi skllavërinë. Ai i tha publikut amerikan dhe aleatëve të vet politikë se ai nuk beson në barazi politike për skllevërit sepse ai nuk kishte dëshirë që të përfshihen shumë në opinionin publik”, thotë Meg Mott.
“Ai duhej që të ishte më dinak me elektoratin” thotë Mott. “Ai luajti lojën e mbajtësit të skllevërve kundër personave që kërkonin që të hiqej skllavëria. Ai u detyrua që të gënjente në mënyrë që ti bënte njerëzit që ta ndiqnin atë. Lincoln është një Machiavelian i vërtetë”.
Gënjeshtrat e falshme vs gënjeshtrat e pafalshme
Gënjeshtrat presidenciale ndahen në dy kategori: në gënjeshtra të falshme dhe të pafalshme.
Gënjeshtrat e falshme janë ato që kishin për qëllim që të mbronin vendin nga rreziku. Disa konsiderojnë se gënjeshtrat e Agjencisë Kombëtare për Siguri për skandalin e përgjimeve duhet të futen në këtë kategori sepse ata na mbrojtën ne nga terroristët, thotë Uravis, autori i librit “Gënjeshtra, Mashtrimi, Llumi”.
Gënjeshtrat e pafalshme bien në kategorinë Nixon’iane, kategorinë “Unë jam një hajdut”, thotë Uravic.
Këto gënjeshtra kanë për qëllim për të fshehur krimet, implikimet apo për të mbrojtur të ardhmen politike të presidentëve. Presidenti Lydon Johnson, për shembull, mbajti të fshehur nga Kongresi koston e shpenzimeve gjatë luftës së Vietnamit dhe poashtu e mbajti të fshehur edhe nga publiku, në mënyrë që ta ruajë fuqinë e tij politike, thotë Uravic.
“Amerikanët do të vazhdojnë që t’i falin politikanët e tyre, përderisa ata politikanë të vënë në radhë të parë qytetarin dhe të japin përfitime të prekshme për të gjithë ne”, thotë Uravic, i cili gjithashtu është ligjërues në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Pennsylvania.
Prova përfundimtare është nëse publiku amerikan pranon një gënjeshtër nga Presidenti do të jetë një gënjeshtër që i shërben interesave kombëtare.
Kjo është arsyeja pse Bill Clinton vazhdon të jetë popullor dhe George W. Bush mbetet i ashpër për “gënjeshtrën” e tij, thotë Allan Cooper, një studiuese e shkencave politike dhe një historiane në Universitetin Otterbein në Ohio.
Gjatë një adresimi televiziv në vitin 2003, Bush tha se pushtimi i Irakut ishte një domosdoshmëri “për të eliminuar armët e shkatërrimit në masë”.
“Inteligjenca e mbledhur nga kjo Qeveri por dhe nga qeveritë e tjera nuk lënë vend për dyshim se Iraku vazhdon të ketë nën posedim armë më vdekjeprurëse të shpikura ndonjëherë”, tha Bush.
Cliton i tregoi të gjithë kombit se ai “nuk kishte marrëdhënie seksuale me atë grua”.
“Gënjeshtra e Clinton për tradhtinë seksuale ishte e kuptueshme sepse ai kishte për synim që të mbronte dhe të shpëtonte martesën e tij- dhe të shpëtonte prindërit amerikanë që t’u shpjegonin fëmijëve të tyre për fenomenin e seksit oral”, thotë Cooper. “Gënjeshtrat e Bushit çuan në vrasjen dhe plagosjen e mijëra amerikanëve”.
Fjalimi i Obama’s do të gjykohet mbi të njëjtat standarde: A i ka ndihmuar vendit, apo ai e tha këtë gjë sa për të shpëtuar veten?
Obama kërkoi ndjesë për atë që kishte thënë se nëse njerëzit duan ata mund të mbajnë sigurimin e tyre shëndetësor. Por disa amerikanë që “blejnë” lajmet politike nga tregu privat thanë se ata së fundmi kanë pranuar njoftimin e anulimit planit sepse Obamacare nuk i përmbush kërkesat e tyre për një kujdes më të plotë.
Amerikanët mund që ta falin Obama’n nëse Obamacare përmirëson jetët e tyre, thotë Christopher J.Galdieri, Profesor në Universitetin e New Hampshire.
A do të mundet që reputacioni i George W.Bush të përmirësohet nga ai akuzimi që çoi kombin në luftë nën pretekste të rreme? Është e vështirë që kjo gjë të thuhet, bazuar në histori.
Disa presidentë janë akuzuar se kanë mashtruar publikun amerikan vetëm për të çuar përpara aksionet ushtarake, thotë David Contosta, një profesor në Universitetin Chestnut Hill të Pennsylvania’s.
Presidenti James Polk gënjeu para Kongresit në vitin 1846- duke pretenduar se Meksika kishte pushtuar SHBA’në sepse ai ishte i vendosur që Meksikës të ja merrte pjesën e jugperëndimit. Kjo gënjeshtër çoi deri te lufta Meksikane-Amerikane, thotë Contosta.
Presidenti William McKinley gënjeu publikun amerikan në vitin 1898 kur ai insistoi se Spanja kishte hedhur në erë anijen luftarake amerikane në Havana Harbor, Kubë -anipse ai nuk kishte dëshmi për këtë gjë. Kjo gënjeshtër çoi në luftën Spanjolle-Amerikane.
Një president amerikan u zu në “rrenë”, kur ai pretendonte për një aksion ushtarak të dështuar- por kjo gjë nuk preku popullaritetin e tij.
“Presidenti Dwight Eisenhower mohoi se SHBA ishte duke fluturuar më U-2 aeroplanë spiunues, për të spiunuar Bashkimin Sovjetik, pastaj ushtria sovjetike goditi një nga aeroplanët, e kapi njërin prej pilotëve, dhe e detyroi atë që të thoshte të vërtetën”, thotë Contosta.
Disa presidentë ishin aq “rrenca” sa që gënjenin edhe shokët e tyre.
Franklin Roosevelt ishte një President i tillë. Roosevelt e çoi vendin në “Depresionin e Madh” dhe e futi në Luftën e Dytë Botërore. Por edhe aleatët e tij nuk besonin në “ndershmërinë” e tij.
Roosevelt u tha tre njerëzve të ndryshëm se ai dëshironte që ata të bëheshin nënpresidentët e tij të ardhshëm gjatë Konventës Kombëtare të Demokratëve, në vitin 1944. Ai zgjodhi njeriun e katërt, Harry Truman, që t’i bashkohej në zyrë, thotë David Barrett, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Villanova në Pennsylvani.
“Ai e bëri këtë gjë me aq mjeshtëri sa që 3 njerëzit e tjerë ishin plotësisht të bindur se e kishin në krah Rooseveltin”.
Pse na duhet një president që gënjen?
Mashtrimet e Rooseveltit nuk i kanë ndalur historianët që ta zgjedhin atë si njërin prej presidentëve më të mirë të vendit- së bashku me Lincoln dhe Washington. Ndoshta ata dhe personat e zakonshëm në amerikanë i kanë falur presidentët e tyre, për gënjeshtrat që ata i kanë thënë, sepse ka diçka në natyrën njerëzore që beson se një lider ka nevojë që të jetë dinak.
Patjetër, ne ju themi fëmijëve tanë për Washingtonin dhe për dinakërinë e tij të treguar për drurin e qershisë. Shkrimtari i shekullit të 19’të, Parson Mason Weems ka futur këtë insert në fabulën e biografisë së tij të vitit 1800 “Jeta e Washingtonit”.
Por atëherë ne mbyllim librin për jetën dinake të Washingtonit dhe e ndezim televizorin që të admirojmë liderët mashtrues, siç janë patriarkët mafioz si Vito Corleone, në filmin klasik të vitit 1972 “The Godfather”.
Ne duam që presidentët tanë të kenë brenda tyre pak “gangsterizëm”.
Ekzekutimi më sublim për mashtrimin presidencial vjen nga një president i cili zbulon se ai nuk ka nevojë të gënjejë për të mashtruar. Pse gënjejnë kur një pamje mashtruese mund ta bëjë këtë gjë, thotë James Hoopes, një profesor i etikës së biznesit në një universitet në Masssachusetts.
Këta presidentë mësojnë nga Machiavelli, i cili tha te “Princi”- se Princi duhet të jetë “një dhelpër dhe një luan”- një dhelpër për të zbuluar kurthet dhe një luan për të trembur armiqtë e tij që mundohen të ngrenë kurthe, thotë Hoopes.
Presidenti Andrew Jackson dinakërisht ngriti një fushatë mbi një gënjeshtër, duke insistuar se ai ishte “tarifë e mençur”, gjë e cila në pjesën jugore në vitet 1828 në garën presidenciale në atë vit do të thoshte tarifa të ulëta. Kongresi e miratoi një tarifë të lartë që bëri që të zemëroheshin udhëheqësit jugor- dhe madje u fol edhe për opisionin e “shkëputjes”, thotë Hoopes.
Dhelpra pastaj u bë luan, thotë Hoopes për Jackson.
“Si një luan që ishte, Jackson u përball me sfidën me kërcënimin e forcës, kërcënime që thirrnin që të binte “zilja e së vërtetës”, e cila vinte nga një ish-gjeneral i cili kishte ekzekutuar dhe kishte vrarë ushtarë të komandës së tij”, thotë Hoopes.
Nëse ju mendoni se dëshironi një lider që është i ndershëm, merrni në konsideratë fatin e presidentëve të fundit.
Ai u betua gjatë kampanjës presidenciale që “unë kurrë nuk do t’i them asnjë gënjeshtër asnjë amerikani”. Ai kishte veshur një xhemper të trashë gjatë fjalimit të tij televiziv nga Zyra Ovale-sepse kishte ulur termostatin vetëm për të kursyer energji. Ai solli paqe në Lindjen e Mesme dhe madje mësoi në shkollën e së dielës.
Ai poashtu qëndroi vetëm për një mandat në Zyrën Ovale.
“Vendi u shpërbë”, thotë Mott për kohën e tij si President. “Ai ishte shumë i ndershëm, shumë i pastër. Ai nuk dinte se si të luante me njerëzit. Ai është dashur që të lexonte librin e Machiavellit”.
Ky president ishte Jimmy Carter. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe pasi që lëshoi zyrën- ai është vlerësuar gjerësisht për përpjekjet e tij humanitare në mbarë botën. Ai akoma, sot e kësaj dite, ndërton shtëpi për njerëzit e varfër në mbarë botën.
Askush nuk e ka quajtur Carter’in gënjeshtar, përderisa ai shërbeu si President.
Por sot vështirë gjendet dikush që e quan atë një president të mirë.
(CNN)