NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje

Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) janë pajtuar për një rritje masive të shpenzimeve për mbrojtje, pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe u zotuan se do të ndihmojnë njëri-tjetrin, në rast se ndonjë nga shtetet anëtare sulmohet. Në deklaratën përfundimtare, të përkrahur nga 32 udhëheqësit thuhet: “Aleatët zotohen të investojnë…

Bota

25/06/2025 15:05

Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) janë pajtuar për një rritje masive të shpenzimeve për mbrojtje, pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe u zotuan se do të ndihmojnë njëri-tjetrin, në rast se ndonjë nga shtetet anëtare sulmohet.

Në deklaratën përfundimtare, të përkrahur nga 32 udhëheqësit thuhet:

“Aleatët zotohen të investojnë 5 për qind të Bruto Prodhimi i Brendshëm në bazë vjetore për nevoja thelbësore të mbrojtjes dhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive”.

Spanja veçse ka njoftuar se nuk mund ta përmbushë këtë synim, teksa edhe shtete të tjera kanë shprehur rezerva, por zotimi për investime përfshin rishqyrtimin e shpenzimeve më 2029, monitorimin e përparimit dhe rivlerësimin e kërcënimit të sigurisë që paraqet Rusia.

Para samitit në Hagë, presidenti amerikan Trump, vuri në pikëpyetje sërish përkushtimin e vendit të tij për t’i mbrojtur aleatët e vet në rast se ata sulmohen.

Ashtu siç bëri edhe gjatë mandatit të tij të parë, Trump la të kuptohej se mbështetja e tij do të varej nga ajo nëse aleatët e SHBA-së shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë samitit të NATO-s, Hagë, Holandë, 25 qershor.
Por, shefi i NATO-s, Mark Rutte, pas samitit tha se politikanët në Evropë dhe Kanada “nuk duhet të brengosen lidhur me përkushtimin e SHBA-së ndaj nenit 5 të NATO-s, përkatësisht mbrojtjes kolektive.