NATO mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina deklaroi të mërkurën se NATO mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), sepse ajo i kontribuon stabilitetit dhe sigurisë rajonale. 

Lajme

23/04/2014 20:39

“Këto aftësi thelbësore bëjnë që FSK të jetë faktor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit, në mënyrë që të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha Farina pas takimit që zhvilloi të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Malit të Zi, admiralin Dragan Samarxhiq, dhe komandantin e FSK-së, gjeneralin Kadri Kastrati.

Si njofton KFOR-i, gjenerali Farina falënderoi admiralin Samarxhiq për përpjekjet e vazhdueshme të Ushtrisë së Malit të Zi në përmirësimin e stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme me anë të dialogut dhe bashkëbisedimit me të gjithë aktorët në rajon.