NATO është pro transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës
Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj po qëndron në Bruksel ku së bashku me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, kryetaren e Komisionit për Integrime, Teuta Sahatqija dhe Gjeneralin Kadri Kastrati kanë vizituar Selinë e NATO-së dhe janë takuar me zyrtarë të lartë të kësaj Aleance.
Lajme
Në një postim në profilin e tij në Facebook, ish-ministri i Jashtëm, Hoxhaj, ka shkruar se është një mbështetje e mirëfilltë për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura, veçmas nga shtetet kryesore anëtare dhe vendimmarrësit e saj.
Lexojeni të plotë postimin e Hoxhajt në Facebook:
Gjatë qëndrimit në selinë e NATO-së në Bruksel së bashku me ministrin e FSK-së, Demolli, kolegen nga Komisioni i Integrimeve, Sahatqija, Gjeneralin Kastrati kemi diskutuar me disa prej zyrtarëve të lartë të Aleancës Veriatlantike për të ardhmen e NATO-së në rajon dhe procesin e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Duhet theksuar se është një mbështetje e mirëfilltë për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura vecmas nga shtetet kryesore anëtare dhe vendimmarrësit e saj.
Prandaj nuk duhet të vonohemi shumë për ta marrë një vendim në Kuvendin e Kosovës që ky proces të përfundoj në mënyrën të mirë dhe të bëhemi me ushtri. EHoxhaj