Natë e paharruar në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Ajax barazojnë 4:4

Ka përfunduar pa fitues, por me tetë gola të shënuara përballja emocionuese mes Chelsea dhe Ajax.

Sport

05/11/2019 22:51

Në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Ajax kanë ndarë pikët duke luajtur 4:4, në ndeshjen e vlefshme për grupin H.

Se përballja mes Chelsea dhe Ajax do të sjellë shumë gola, u pa që në fillim të saj.

Tammy Abraham shënoi që në minutën e 2’, por fatkeqësisht autogol, për epërsinë e parë të Ajax.

Në minutën e 5’, Chelsea barazoi rezultatin kur Jorginho shënoi nga penalltia, për 1:1.

Pas barazimit të Chelsea, ishte koha që Ajax të marrë lojën në dorë, duke shënuar tri herë të tjetër, duke çuar rezultatin në 1:4.

Quincy Promes, Kepa Arrizabalaga auto gol dhe Donny van de Beek, shënuan për Ajax.

Chelsea nuk u dorëzua, e po ashtu duke shfrytëzuar edhe epërsinë numërike në fushë pas ndëshkimit të dy lojtarëve të Ajax me karton të kuq, arriti të barazonte në 4:4 rezultatin.

Cesar Azpilicueta, Jorginho dhe Reece James, shënuan për rezultatin 4:4, duke bërë që kjo ndeshje të jetë e paharruara për tifozët e futbollit./Lajmi.net/