Nasuf Hasani shpërthen ndaj Besnik Berishës, kryetarit të OAK-së, pas marrjes së licencës: Je kriminel ordiner

Avokati Nasuf Hasani ka reaguar ashpër pasi Oda e Avokatëve të Kosovës i ka marrë licencën për ushtrimin e profesionit, duke e shoqëruar reagimin e tij me akuza të rënda dhe gjuhë fyese ndaj drejtuesve të këtij institucioni. Në një postim në rrjetet sociale, Hasani ka sulmuar drejtpërdrejt kryetarin e Odës, Besnik Berisha, duke përdorur…

Lajme

03/04/2026 22:59

Avokati Nasuf Hasani ka reaguar ashpër pasi Oda e Avokatëve të Kosovës i ka marrë licencën për ushtrimin e profesionit, duke e shoqëruar reagimin e tij me akuza të rënda dhe gjuhë fyese ndaj drejtuesve të këtij institucioni.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani ka sulmuar drejtpërdrejt kryetarin e Odës, Besnik Berisha, duke përdorur gjuhë të ashpër. “Besnik R. Berisha, me të vërtetë je një KRIMINEL ORDINER, pres prej Prokurorisë e Policisë me të rras në burg…”, ka shkruar ai, transmeton lajmi.net.

Ky reagim vjen pasi ndaj Hasanit është ndërmarrë masa disiplinore e heqjes së licencës, për shkak të mosshlyerjes së obligimeve financiare ndaj Odës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga institucioni.

Më herët, Hasani e kishte kundërshtuar këtë vendim, duke e cilësuar si të kundërligjshëm dhe arbitrar, si dhe kishte akuzuar udhëheqjen e Odës për veprime të njëanshme dhe abuzive. Ai kishte pretenduar se, sipas ligjit për avokatinë, ka afat kohor për përmbushjen e obligimeve financiare.

Rasti është shoqëruar edhe me tensione të tjera, përfshirë një audio-incizim, të publikuar nga indeksonline, ku Hasani dëgjohet duke përdorur gjuhë denigruese ndaj një punonjësi të Odës./lajmi.net/