Nasser Al-Khelaifi arrin në Barcelonë, fyhet nga tifozët

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi ka mbërrijtur në Barcelonë para duelit Barça - PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/02/2021 15:39

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka arritur në Barcelonë, ku është sulmuar verbalisht nga tifozët “Blaugranë”, transmeton lajmi.net.

Tifozët ishin të irrituar me të shkaku i lajmeve që lidhnin atë me transferimin e yllit argjentinas, Lionel Messi.

“Hajdut, lëre rehat Messin”, tha njëri nga tifozët.

“Bir *****, je një hajdut”, ishin disa nga fjalët që tifozët ishin drejtuar presidentit parisien.

Khelafi nuk iu përgjigj ofendimeve dhe vazhdoi i qetë të hyjë në ndërtesë./Lajmi.net/