Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës
Ish-anëtari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se ndodhet në Strasburg të Francës, ku ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me procesin gjyqësor që ka kaluar në Hagë, përmes Gjykatës Speciale. Haradinaj ka njoftuar se ankesa e tij është pranuar…

Lajme
Ish-anëtari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se ndodhet në Strasburg të Francës, ku ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me procesin gjyqësor që ka kaluar në Hagë, përmes Gjykatës Speciale.
Haradinaj ka njoftuar se ankesa e tij është pranuar nga kjo gjykatë dhe se pas këtij veprimi është kontaktuar për të dhënë një nënshkrim shtesë si pjesë e procedurës formale.
Ai u shpreh në T7 se ka dorëzuar ankesën duke u bazuar në shtetësinë e tij suedeze, për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe si rrjedhojë nuk ka të drejtë të referojë çështje në këtë institucion gjyqësor ndërkombëtar.
Haradinaj është dënuar më parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për pengim të drejtësisë dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ai dhe Hysni Gucati ishin arrestuar në vitin 2020 pas publikimit të dokumenteve të pretenduara të Gjykatës Speciale.