Nasim Haradinaj kthehet në shtëpi nga Haga, ky është momenti kur bëjnë gëzuar me gazetarin

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, sot ka mbërritur në shtëpinë e tij në Glloxhan të Deçanit. Ai është pritur nga familjarët e tij si dhe nga të afërmit dhe bashkëluftëtarët e dashamirët e tij, shkruan lajmi.net. Ekipi i lajmi.net në krye me gazetarin Zgjim Sefa ka qëndruar në odën e Haradinajve në…

Lajme

14/12/2023 18:20

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, sot ka mbërritur në shtëpinë e tij në Glloxhan të Deçanit.

Ai është pritur nga familjarët e tij si dhe nga të afërmit dhe bashkëluftëtarët e dashamirët e tij, shkruan lajmi.net.

Ekipi i lajmi.net në krye me gazetarin Zgjim Sefa ka qëndruar në odën e Haradinajve në ato momente krenarie dhe gëzimi për ta.

Në një moment gazetari Sefa është nderuar me një gotë raki nga burri i këtij konaku, pra Nasim Haradinaj./Lajmi.net