Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj
Naser Hafizit, U.D të drejtorit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj. Kështu kanë bërë të ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e…
Lajme
Naser Hafizit, U.D të drejtorit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj.
Kështu kanë bërë të ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, në çështjen penale kundër të pandehurit N. H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 08.01.2025 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N. H., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, e cila masë i llogaritet nga data 10.01.2025 deri më datë 10.02.2025”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Hafizi ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës më 10 tetor 2024 kurse që nga 11 tetori 2024 gjendet në paraburgim.
Ai dyshohet se kundërligjshëm ka ndikuar në faljen dhe uljen e borxheve për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit.