Napolit i humbi “buzulla” në Romë – autobusi harron trajnerin Mazzari, ai detyrohet të udhëtoj 230 kilometra me taksi
Kampionët në fuqi të Italisë, Napoli duket se përjetuan rëndë humbjen nga Roma në derbin e xhiros së 17-të të Serisë A, të shtunën mbrëma. Roma mundi 2:0 Napolin në “Olimpico” dhe trajneri i mysafirëve, Walter Mazzarri, pas ndeshjes përjetoi ndoshta poshtërimin më të madh në karrierën e tij, përcjell lajmi.net. Arsyet e humbjes së…

Sport
Kampionët në fuqi të Italisë, Napoli duket se përjetuan rëndë humbjen nga Roma në derbin e xhiros së 17-të të Serisë A, të shtunën mbrëma.
Roma mundi 2:0 Napolin në “Olimpico” dhe trajneri i mysafirëve, Walter Mazzarri, pas ndeshjes përjetoi ndoshta poshtërimin më të madh në karrierën e tij, përcjell lajmi.net.
Arsyet e humbjes së skuadrës së tij, Mazzarri, i ka shpjeguar gjatë për gazetarët, kështu që konferenca për shtyp pas ndeshjes ka zgjatur jo pak.
Ndërsa ai po fliste për mediat, lojtarët e tij dhe anëtarët e tjerë të ekipit u futën në një autobus dhe u nisën për në Napoli pa të.
Në rrjetet sociale u shfaq një video ku shihet një Mazzarri tërësisht i hutuar duke ecur para stadiumit me një valixhe në duar.
Në fund thirri një taksi dhe pagoi një udhëtim deri në 230 kilometra, siç shkruajnë mediat italiane./Lajmi.net/