Napoli takon Xhakën
Napoli ka takuar babanë e Granit Xhakës për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të tij në San Paolo, në vend të Valon Behramit që pritet të largohet.

Sport
Largohet një kosovar, vjen një tjetër. Napoli është jashtëzakonisht aktiv në tregun e futbollistëve.
Valon Behrami pritet të largohet nga San Paolo gjatë këtij afati kalimtar të verës. Por, klubi italian tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për një tjetër yll kosovar, në fakt bashkëlojtar i Behramit nga Përfaqësuesja e Zvicrës.
Sipas gazetarit të mirënjohur të “Sky Sport”, Gianluca di Marzio, Napoli ka takuar babanë-menaxherin e Xhakës. Napoli e do mesfushorin në San Paolo por Borussia Monchengladbach kërkon 10 milionë euro për shitjen e tij.
Dhe, çmimi i lartë rrezikon realizimin e marrëveshjes.