Napoli shpreson në rikthimin e tre lojtarëve, para ndeshjes ndaj Barcelonës
Napoli ka marrë disa lajme të mira në prag të ndeshjes së kthimit në Europa League, kundër Barcelonës.
Sport
Matteo Politano dhe Giovanni Di Lorenzo mund të jenë në dispozicion të Luciano Spallettit, për Napolin në ndeshjen e dytë kundër Barcelonës në Ligën e Evropës.
Lojtari tjetër që pritet të rikthehet është edhe Lorenzo Insigne, i cili bëri një stërvitje të veçuar sot dhe do të vlerësohet nga ekipi mjekësor së bashku me trajnerin për të parë nëse do mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër blaugranëve, transmeton lajmi.net.
Ndeshja e parë ndërmjet Barcelonës dhe Napolit në fazën e 1/16-ës së Ligës së Evropës ka përfunduar 1:1 në Camp Nou, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet të enjten në orën 21:00./Lajmi.net/