Napoli shkarkoi Mazzarrin, angazhon menjëherë trajnerin e ri

Francesco Calzona është trajneri i ri i Napolit. Kampioni në fuqi italian ditën e sotme ka shkarkuar Walter Mazzarrin, duke e zëvendësuar me një tjetër italian. Napoli nuk ka zbuluar ende detajet nga marrëveshja, por ka zyrtarizuar rikthimin e Calzonas. 55-vjeçari kishte punuar si drejtor teknik te napolitanët, por edhe si ndihmës-trajner i Maurizio Sarrit…

Sport

19/02/2024 22:59

Francesco Calzona është trajneri i ri i Napolit.

Kampioni në fuqi italian ditën e sotme ka shkarkuar Walter Mazzarrin, duke e zëvendësuar me një tjetër italian.

Napoli nuk ka zbuluar ende detajet nga marrëveshja, por ka zyrtarizuar rikthimin e Calzonas.

55-vjeçari kishte punuar si drejtor teknik te napolitanët, por edhe si ndihmës-trajner i Maurizio Sarrit e Luciano Spallettit.

Francesco Calzona do të vazhdojë të jetë edhe trajner i Sllovakisë, kombëtare me të cilën është kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.