Napoli mposht me rezultat minimal Torinon

Napoli ka arritur të marrë fitore në ndeshjen e xhiros 36 ndaj Torinos.

Sport

07/05/2022 16:58

Ekipi i Luciano Spalletti mposhti me rezultat 1:0 Torinon.

Gjatë gjithë takimit ishte ekipi mysafirë që e dominoi lojën, por nuk ishin të saktë në konkretizimin e rasteve.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë filloi përsëri më mirë për Napolin, ishte Lorenzo Insigne që mund të shënonte golin e avantazhit me anë të një penalltie.

Por, ai nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Po rridhte minuta e 73` e ndeshjes kur Fabian Ruiz shënoi golin e avantazhit dhe të vetmin në këtë sfidë.

Pas kësaj fitore Napoli është në vendin e tretë me 73 pikë, ndërsa Torino qëndron në vendin e 10 me 47 pikë gjithsej./Lajmi.net/