Napoli – Milan: Formacionet e mundshme

Napoli dhe Milan do të vihen sonte përballë njëra tjetrës.

Sport

12/07/2020 11:02

Një nga ndeshjet vendimtare sa i përket një vendi që dërgon në garat evropiane do të luhet sonte në Serie A, shkruan lajmi.net.

Napoli luan si nikoqir i skuadrës së Milan, kjo e fundi që vjen nga një formë e lartë pas fitores ndaj Juventus.

Milan nuk pritet të ndryshojë gjëra në formacionin që mposhti Juventusin 4:2, kurse te Napoli do të ketë disa komplikime, nisur nga faza e mbrojtjes.

Kostas Manolas pritet të sakrifikohet, kurse Nikola Maksimovic do të luajë krah Kalidou Koulibaly.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme të Napoli dhe Milan për ndeshjen e sontme.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian, Demme, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne

Milan: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic /Lajmi.net/