Napoli lider në Serie A (VIDEO)
Napoli e ka mposhtur Interin me rezultat 2 me 1 dhe tani kryeson në renditjen e Series A. Higuain i realizoi të dy golat për Napolin që tani grumbullon 31 pikë në vendin e parë. Për interin golin e vetëm e shënoi Ljajic. Neroazzurët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 44 pas përjashtimit me të kuq të Nagatomos.